Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ose PDIU ka njoftuar zyrtarisht se kandidate për Kryetar Bashkië në Tiranë do të jetë Lajla Përnaska. Ajo do të garojë në zgjedhjet e 14 Majit, përballë Belind Këlliçit, kandidatit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, përballë rikandidimit të Erion Veliajt nga radhët e PS-së dhe Roland Bejkos nga PD e Alibeajt, gjithashtu në garë do jetë dhe Arlind Qori. Kujtojmë se Lajla Përnaska ka qenë deputete e PD-së.