Audrey Glover është caktuar Shefe e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Ndërkohë ditën e sotme ajo ka mbërritur në KQZ, ku do të takohet me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi.
Në fokus pritet të jenë pikërisht zgjedhjet e 14 majit ndërsa më datë 14 prill pritet të nisë zyrtarisht fushata elektorale.
Audrey Glover është një njohëse e mirë se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri. Për herë të parë në vitin 1996 ajo do të kryesonte misionin afatgjatë të vëzhgimit.
ODIHR do t’i besonte asaj edhe drejtimin e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009, ndërsa në të njëjtin post do rikthehej edhe për zgjedhjet e vitit 2015 si edhe ato të 2019, të cilat opozita i bojkoti. Për të monitoruar zgjedhjet e 14 majit, ODIHR ka vendosur të sjellë në Shqipëri një mision me 324 vëzhgues.