21:28 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Zgjedhjet e 18 qershorit, 338 vende vakante pune. Çfarë specialistë kërkohen

08:27 | 14/01/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
Zgjedhjet e 18 qershorit, 338 vende vakante pune. Çfarë specialistë kërkohen

338 punonjës do të punësohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

Mësohet se punonjësit do të punësohen me kohë të pjesshme në funksion të menaxhimit të procesit zgjedhor. Punonjësit do të nënshkruajnë një kontratë të përkohshme disa mujore me Komisionin dhe do të jenë në funksion të procesit zgjedhor.

Kategorizimi i punonjësve të kërkuar nis me: specialistë të IT-së, topografë, juristë, përkthyes, operatorë, elektricistë, fonistë, teknikë të hartave, operatorë të përpunimit të informacionit zgjedhor, etj.

“Në këtë kuadër të detyrimeve ligjore që ka KQZ-ja, lidhur me organizimin, administrimin dhe kontrollin e procesit zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend, që do të zhvillohen më datë 18 Qershor 2017, referuar nenit 21, pika 21 të Kodit Zgjedhor, duhet të miratohen shtesa në organikën e KQZ-së.

Kategorizimi i punonjësve është bërë bazuar në propozimet për nevoja të paraqitura nga drejtoritë e Administratës së KQZ-së. Nga ana tjetër, Drejtoria e Burimeve Njerëzore ka bërë sistemimin dhe rakordimet e propozimeve të drejtorive dhe i ka renditur në një material.

 Në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 18 Qershor 2017, do të punësohen gjithsej 338 punonjës, ndërsa në zgjedhjet e  vitit 2013 u punësuan 385 punonjës dhe  në zgjedhjet vendore të vitit 2015 u punësuan 335 punonjës”,- citohet në relacionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në kuadër të këtij viti zgjedhor, KQZ do të harxhojë 139,3 milionë lekë, para që do të shpenzohen për kategori të ndryshme. “Shqiptarja.coom shkruan se për paga do të shpenzohen 63,000,000 ose 45.23%.

Ndërsa shpenzimet për sigurime shoqërore dhe shëndetësore arrijnë në 11,300,000 lekë, 8.11%; shpenzimet për mallra dhe shërbime janë 31,460,000 ose 22.58% të vlerës. Nga këto  materiale të përgjithshme zyre do të blihen me 1,869,000 lekë, materiale dhe shërbime speciale plot 60,000 lekë, shpenzime për shërbime janë planifikuar 13,717,400 lekë, ose 43.60% e buxhetit total vjetor.

Mbetet e madhe vlera e parashikuar për kompensime legale, plot 10,794,000 lekë, ose 34.31% e totalit, ndërkohë që të pakta janë shpenzimet e transportit me 241,000 lekë, 0.77%.

Shpenzime për udhëtime dhe dieta janë parashikuar 2,920,000 lekë, ose 9.28% e buxhetit total; ato për mirëmbajtje të zakonshme janë 795,600 lekë, 2.53% e totalit. Ndërsa shpenzimet e tjera operative parashikohen 1,063,000 lekë dhe investime 33,000,000 lekë, 23.69% e totalit të buxhetit vjetor të KQZ-së.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: KQZpunesimvende vakantezgjedhjet 2017
Pas

Kërcënoi prindërit me sëpatë, arrestohet 35-vjeçari në Piskovë

Para

Zbardhet vendimi i qeverisë, si do legalizohen 1.320 pallatet pa leje

Para
Zbardhet vendimi i qeverisë, si do legalizohen 1.320 pallatet pa leje

Zbardhet vendimi i qeverisë, si do legalizohen 1.320 pallatet pa leje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shifrat e frikshme/ 67 ndeshje në sezon dhe vijon, Reali për rekorde

Reagim surprizues i brazilianit Felipe Melo: Çalhanoglu, hajde te Gallatasaraj!

Telefonata Trump-Putin/ Dy liderët biseduan për rreth 1 orë, në fokus çështja e Iranit dhe Ukrainës

Durrës / U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri një 35-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy shtetas

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e Trump për shpenzimet, nënshkrimi i presidentit pritet së shpejti

Zjarri në Bashkinë Finiq, vijojnë përpjekjet për shuarjen në fshatrat Malçan dhe Çerkovicë

“Qeveria po tallet me integrimin!”- Jorida Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për amendamente fasadë

Kontraktorët amerikanë tregojnë se si hapën zjarr ndaj civilëve të pafajshëm në Gaza

Përhapja e madhe e zjarreve në Kretë, evakuohen mijëra njerëz

Hungaria i ka vendosur veton, Zelensky: Ukraina do të bëjë gjithçka për të avancuar bisedimet e pranimit në BE

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.