Kryeministri Edi Rama flet për koalicionin me LSI-në si edhe për zgjedhjet e 18-qershorit që po afrojnë. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, Rama tha që data e zgjedhjeve nuk ndryshohet duke neglizhuar në këtë mënyrë kërkesat e opozitës.
“Nuk besoj se është një qëndrim kategorik që ne do të marrim pjesë, që partitë do të thirren të marrin pjesë në zgjedhje dhe për fitoren e tyre vendos populli. Është dita kur partitë paraqiten para popullit dhe jo populli përpara partive. Të gjitha partitë kur shkojnë në zgjedhje përpara popullit janë të barabarta, paraqesin ofertat e tyre dhe presin të zgjidhen nga populli.
Unë nuk flas asnjëherë me nëse sepse nëset nuk janë për mua, për mua janë faktet dhe mbi bazën e fakteve bazohen argumentet e mia.”, deklaroi Rama.
Ndërkohë ai foli edhe për koalicionin me Ilir Metën dhe tha që ka një bashkëjetesë normale me të si koalicion, dhe kurrë nuk ka marrë një karton të kuq në reformat e udhëhequra nga ai.
“Varet se si e dëgjon Ilir Metën, unë e dëgjoj dhe e kuptoj shumë mirë më besoni. Në zgjedhje nuk shkojmë çifte-çifte apo me krushqi, secili shkon me programin, skuadrën e vet, është e drejtë e secilit të shkojë në zgjedhje. Kur janë bashkë, s’ka pse diskutohet a jemi bashkë apo s’jemi bashkë.
Nuk di kujt i thoni bashkëjetesë paqësore po rka qenë jashtë bashkëjetesave luftarake, një bashkëjetesë normale mes forcash që janë të ndryshme dhe kanë qasje të ndrushme në mom të caktuara, mënyra të ndryshme komunikimi. Ka debat ka diskutime, ka kundërshti por në fund të fundit e rëndësishme është që të realizohen qëllimet, ska pasur kartona të kuq ndaj reformave që unë kam udhëhequr. Unë mendoj që të thuash taktika nuk është diçka faqësuese, është shumë më praktike se PD, PD-ja është më strategjike. Pa këtë koalicion nuk do kishte ndodhur reforma administrative territoriale, pa këto Shqipëria nuk do kishte bërë një tërësi reformash për të krijuar bazën për të bërë shtet.”, tha Rama. (D.D/Shuplaka)