13:40 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zgjedhjet e 18 Qershorit, gjithçka që duhet të dini mbi nisjen dhe zhvillimin e FUSHATËS

12:49 | 01/05/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet e 18 Qershorit, gjithçka që duhet të dini mbi nisjen dhe zhvillimin e FUSHATËS

18 qershori mesa duket do të jetë data finale e mbajtjes së zgjedhjeve. Pavarësisht protestës së opozitës tashmë prej dy muajsh palët politike nuk arritën të gjejnë rrugën e kompromisit.

PS, LSI dhe disa parti të tjera të majta janë regjistruar në zgjedhje dhe kanë paraqitur kandidatët e tyre.

Ndërkohë që opozita nga ana e saj njofton përshkallëzimin e protestave në të gjithë vendin për të penguar procesin zgjedhor.

Po kur nis zyrtarisht fushata elektorale?

Sipas Kodit Zgjedhor që është në fuqi në vendin tonë Fushata nis zyrtarisht 30 ditë përpara datës së zgjedheve dhe përfundon 24 orë para datës së mbajtjes së tyre.

Çka do të thotë që sipas llogaritjeve data kur duhet të nis fushata është 19 Maji.

Po pavarësisht kësaj Partitë duket se kanë nisur të ndezin motorrët. Kryeministri Rama tashmë prej disa javësh ka nisur takime në të gjithë vendin me të rinjtë që votojnë për herë të parë, me një retorikë tërësisht politike.

FUSHATA ZGJEDHORE DHE MEDIA

Neni 77 Periudha e fushatës dhe e heshtjes zgjedhore

  1. Fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve.
  2. Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore.

Neni 78* Të drejtat dhe detyrimet e subjekteve zgjedhore gjatë fushatës

  1. Gjatë fushatës zgjedhore, çdo subjekt zgjedhor ka të drejtë të bëjë propagandë zgjedhore në çdo mënyrë të ligjshme.
  2. Çdo subjekt zgjedhor ka të drejtë të transmetojë programet dhe mesazhet e tij zgjedhore nga të gjithë operatorët radiotelevizivë në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe pa censurë.
  3. Rezultatet e sondazheve zgjedhore nuk mund të publikohen gjatë 5 ditëve të fundit para datës së zgjedhjeve, përfshirë dhe datën e zgjedhjeve deri në orën e mbylljes së votimit.
  4. Publikimi i rezultateve të sondazheve zgjedhore duhet të përfshijë edhe emrin e organizatorit të sondazhit, porositësin e tij, numrin e personave të intervistuar, probabilitetin e gabimit, si dhe periudhën e zhvillimit të sondazhit.
  5. Ndalohet zhvillimi i fushatës zgjedhore në institucionet publike.

Sipas Kodit Zgjedhor në zgjedhjet Parlamentare ka vetëm një fletë votimi me siglën e Partive.

  1. Për zgjedhjet për Kuvendin, zgjedhësi voton me një fletë votimi me ngjyrë dhe formë të njëjtë për të gjitha zonat zgjedhore.

Duke qenë se këtë vit nuk ka koalicione llogaritja e mandateve për deputetë do të bëhet në bazë të përqindjes që merr secila Parti. (E.K/SHUPLAKA)

Fushata nis ne 19 Maj

 

Etiketa: fushata zgjedhorezgjedhjet
Pas

Tre lajme nga lista e Ramës

Para

Sa ditë pushimi të paguara kanë shqiptarët krahasuar me vendet e tjera

Para
Sa ditë pushimi të paguara kanë shqiptarët krahasuar me vendet e tjera

Sa ditë pushimi të paguara kanë shqiptarët krahasuar me vendet e tjera

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arrestohet në Rinas 25-vjeçari në kërkim nga Kosova, tentoi të hynte me dokumente false

Ilir Meta për Fax News: Shqipëria nuk është më shtet, por territor i kontrolluar nga “Rilindja”

Porti i Durrësit/Policia Kufitare arreston një 25-vjeçar të kërkuar në Kosovë për vepra penale

Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë aktivitetin pa u shqetësuar, PD nuk njeh farsën elektorale

Berisha denoncon: Deputeti Arkend Balla punësohet në kompaninë e kartelit të Troplinëve

Avokati Kujtim Cakrani për Fax News: Ilir Meta ka 6 vite nën hetim nga SPAK

Berisha sqaron pse mungoi prej katër ditësh në publik

Përçarje në SHBA: Trump përjashton shefen e Inteligjencës nga diskutimet për Iranin

I mituri në Gjirokastër arrestohet për sulm me thikë ndaj një 49-vjeçari

Zelensky kërkon shtimin e presionit ndaj Rusisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.