Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, flet për zgjedhjet e 18 qershorit dhe për koalicionin. I ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun”, Idrizi deklaroi se e ka të qartë se me kë do të bashkëpunojë për të koalicionin në zgjedhjet e 18 qershorit.
“Besoj se marrëveshja do ndodh shumë më shpejt. I kam caktuar idetë dhe kushtet e punës për ngjyrat tona programore. Pjesa tjetër varet nga rezultati që ti ke. Por siç e kemi bërë dhe herë tjetër, e di shumë mirë nga e nisim; nga mbështetja e çështjes çame. Ajo nuk është më retorikë, është dosje qeveritare.”, tha Idrizi.
Ndër të tjera, Idrizi foli edhe për çështjen çame, një nga çështjet për të cilat kjo parti punon më fort se të tjerat.
“Për mbështetjen e që kemi marrë nga kjo maxhorancë dhe për një filling shumë të drejtpërdrejtë, pasi nëse deri dje kur fliste Athina zyrtare heshtej, sot është treguar dinjitet më i madh për çështjen çame. Kjo është për t’u përshëndetur. Për çështjen çame ne nuk presim. Nuk dimë, nuk mundem të jap ekspertizën më të mirë. E dimë vetë. E kemi ekspertizën vetë. Do marrim mbështetje në raport me mbështetjen.”, shton ai. (D.D/Shuplaka)