04:56 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet e 30 Qershorit, ambasadorja e OSBE do të drejtojë misionin vëzhgues

16:40 | 13/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet e 30 Qershorit, ambasadorja e OSBE do të drejtojë misionin vëzhgues

Opozita është duke u përgatitur për protestën e radhës duke ngulmuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit me Edi Ramën, kryeministër. Nga ana tjetër ndërkombëtarët kanë nisur përgatitjet për t’i monitoruar nga afër këto zgjedhje.

Një burim diplomatik nga zyrat e ODIHR në Poloni tregoi, se kreu misionit afatgjatë të monitorimit për lokalet e 30 qershorit do të jetë britanikja Audrey Frances Glover, një emër jo i panjohur për zgjedhjet shqiptare.

Katya Andrus zëdhënëse e OSBE dhe ODIHR, tha se: “ODIHR do të ketë 18 vëzhgues afat gjatë dhe ne kemi kërkuar 250 vëzhgues afat shkurtër të cilët do të monitorojnë zgjedhjet në të gjithë vendin. Ne jemi të mirëinformuar për zhvillimet e fundit dhe po bëjmë një monitorim të kujdesshëm të zhvillimeve”.

Ambasadorja Audrey Glover është një njohëse e mirë se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri pasi për herë të parë në vitin 1996 ajo do të kryesonte misionin afatgjatë të vëzhgimit.

ODIHR do t’i besonte asaj edhe drejtimin e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009.

ODIHR në vitin 2009 do të deklaronte se qeveria e kohës kishte kundërshtuar caktimin e ambasadores Audrey Glover si kryesuese e misionit vëzhgues ndërkombëtarë, pasi gjetjet e saj për zgjedhjet e vitit 1996 hasën kundërshti nga qeveria.

Zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015 e risollën përsëri në Shqipëri ambasadoren Gllover bashkë me 250 vëzhgues ndërkombëtarë.

Për të katërtën herë ambasadores britanike do t’i duhet të vihet në krye të monitorimit të zgjedhjeve në Shqipëri atyre të 30 Qershorit, të cilave i ka paraprirë një situatë politike e tensionuar.

Nga njëra anë opozita që thotë se më 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje nga ana tjetër kryeministri Edi Rama i cili tha një ditë më parë se në Shqipëri ka 5500 qendra votimi, dhe mbi të gjitha edhe shumë nga ata deri ditën e zgjedhjeve do të jenë informuar plotësisht se çfarë të ndodh nëse prek procesin zgjedhor.

E ka Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë do të theksonte kryeministri Rama. Është shumë i qartë. Është shkruar bashkërisht me Partinë Demokratike kujtoi kryeministri, kur Partia Demokratike ishte në qeveri dhe është një nga produktet më solide të konsensusit politik, se çfarë duhet t’i ndodhë dikujt që prek zgjedhjet.

Burimi: Top Channel

Etiketa: Audrey Frances GloverEdi RamënODIHRZGJEDHJET E 30 QERSHORIT
Pas

“E tmerrshme, pas 11 viteve u bëra njeri”, deklarata e fortë e Julian Dedës

Para

‘Gramoz Ruçi nëse je burrë mos hesht’, deputeti: Në zyrat e Kuvendit këmbët mbahen mbi tavolinë

Para
Në pritje të mandatit, Kujtim Gjuzi: Basha nuk më ka hapur telefonin, ka këshilltarë servila!

'Gramoz Ruçi nëse je burrë mos hesht', deputeti: Në zyrat e Kuvendit këmbët mbahen mbi tavolinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.