Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është takuar me shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODHIR-it, Audrey Glover.
Mësohet se Kryemadhi do paraqesë një dosje të plotë ambasadores Glover, me të gjithë shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor për votimet sipas saj moniste të mbajtura nga qeveria më 30 qershor.
“Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi takohet me ambasadoren e OSBE/ODHIR, Audrey Glover. Kryemadhi do paraqesë një dosje të plotë ambasadores Glover, me të gjithë shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor për votimet moniste të mbajtura nga qeveria më 30 qershor”-njofton zyra e shtypit të LSI-së.
Ndërkohë kujtojmë se raporti i plotë i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit pritet të dale 3 muaj pas zhvillimit të tyre ahtu siç ka bërë të ditur Glover.
Kujtojmë se ditën e djeshme Glover u takua esdhe me kreun e opozitës, Lulzim Bashën me të cilin temë kryesore të diskutimit kanë patur raportin e OSBE/ODHIR-it mbi zgjedhjet e 30 Qershorit si dhe kontestimet që ka opozita.
(F.GJ/FAXWEB.AL)