Gjykata e Shkallës së Parë pranë Rrethit Gjyqësor, Elbasan ka vendosur ditën e sotme pranimin e kërkesës së kandidatit që fitoj bashkinë e Librazhdit në Zgjedhjet e 30 Qershorit, dhe rikonfirmimin e Kastriot Gurrës në krye të kësaj Bashkie.
Në vendimin e sotëm të Gjykatës së Elbasanit theksohet se nuk ka asnjë ankimim mbi tabelën zyrtare të shpallur nga KQZ mbi rezultatin e zgjedhjeve dhe për rrjedhojë mandati është fituar sipas saj në mënyrë të ligjshme.
Kështu kjo gjykatë e ka vërtetuar dhe konfirmuar Kastriot Gurrën në postin e kryetarit të Bashkisë së Librazhdit. Kujtojmë se ditën e djeshme e njëjta gjykatë ka vendosur të njëjtën gjë edhe për bashkinë e Elbasanit ku kunfirmoi Gledian Llatjan në postin e kryetarit të ri të kësaj bashkie.
Ndërkohë kujtojmë se Gurra ishte kandidat i vetëm në zgjedhjet e 30 Qershorit pasi nuk kishte asnjë rival përballë.
Discussion about this post