Pavarësisht insistimeve të opozitës për mos pjesëmarrje në zgjedhje, ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime shumë të rëndësishme, të cilat lidhen drejtpërdrejt me mbarëvajtjen dhe transparencën e zgjedhjeve lokale.
VKM-ja e Këshillit të Ministrave ka për bazë pezullimin e prokurimeve nga Bashkitë dhe autoritetet kontraktore.
Sipas Këshillit të Ministrave një vendim i tillë merret për të mos keqpërdorur pushtetin për qëllime elektorale dhe për të pasur më tepër paanshmëri dhe trajtim të barabartë ndaj kandidatëve gjatë fushatës.
Vendimi paracakton që pezullimi të zgjas deri në dorëzimin e detyrës tek kryebashkiakët e rinj.