Pikërisht në ditën e fundit të përfundimit të afateve për regjistrimin e partive në zgjedhjet lokale që janë dekretuar të mbahen në 30 Qershor, Faxëeb.al ka siguruar listën e plotë të partive që janë regjistruar në KQZ.
Pavarësisht se PD dhe LSI kanë deklaruar prerë se ato janë opozita e vërtetë e vendit, duket se deri më tani numri i partive të vogla që marrin pjesë në zgjedhje, është i konsiderueshëm.
Në sy bien padyshim parti të afërta me Edi Ramën si PSD e Skënder Gjinushit apo PDS e Paskal Milos, pa harruar Kujtim Gjuzin që është një nga ish-aleatët më të komentuar të Lulzim Bashës, si dhe është në pritje për marrjen e mandatit të deputetit në Qarkun e Durrësit.
Derimë tani burime bëjnë me dije se janë regjistruar 35 forca politike, ndërsa pritet mund të ketë edhe regjistrime të forcave të tjera deri në përfundimin zyrtar të afatit,
Po ashtu ajo çfarë është komentuar gjerësisht është regjistrimi në listat zgjedhore të Partisë së sapo krijuar, Bindja Demokratike e drejtuar nga Astrit Patozi parti e cila sapo është regjistruar në gjykatë dhe në KQZ.
Partitë që janë regjistruar derimë tani në KQZ:
- Partia e Gjelbër Edlir Petanaj
- Partia Kombëtare Konservatore Albania Kujtim Gjuzi
- Partia Kristian Demokrate Dhimitër Musliu
- Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë Zef Bushati
- Partia Socialiste e Moderuar Gjergji Koja
- Partia e Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri
- Partia e Migracionit Shqiptar Kostaq Papa
- Partia për Mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të Shqipërisë Kadri Isufaj
- Partia Personat me Aftësi të Kufizuar Gjovalin Shqalshi
- Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare Genci Sakaj
- Partia e të Drejtave të Mohuara Ilir Vata
- Partia Demokracia e re Europiane Koçi Tahiri
- Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane Valentino Mustaka
- Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet Kujtim Muça
- Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi
- Partia Minoriteti Etnik Grek për të ardhmen Kristo Kiço
- Partia për Liri Demokraci dhe Etikë Arian Galdini
- Partia Social Demokrate Shqiptare Skënder Gjinushi
- Partia për Demokraci dhe Solidaritet Gaqo Apostoli
- Partia Komuniste e Shqipërisë Qemal Çiçollari
- Partia Socialiste e Shqipërisë Edi Rama
- Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Ylber valteri
- Partia Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni
- Partia Bashkimi Liberal Demokrat Arjan Starvova
- Partia për Mbrojtjen e të Drejtat të Emigrantëve Ymer Kurti
- Partia Socialpunëtore shqiptare Ramadan Ndreka
- Partia Zgjidhja Koço Kokëdhima
- Partia Demokracia Sociale Paskal Milo
- Partia Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela
- Partia e Reformave Demokratike Shqiptare Krenar Rryçi
- Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar Spartak Dobi
- Fryma e re Demokratike
- Lista e Barabartë Endri Tafani
- Bindja Demokratike
Discussion about this post