23:26 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet e parakohshme në Gjermani, DW: Pas vendosjes së kandidaturës pro Scholzit SPD kërkon unitet

14:39 | 22/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet e parakohshme në Gjermani, DW: Pas vendosjes së kandidaturës pro Scholzit SPD kërkon unitet

Nënkryetarja e Partisë Socialdemokrate, Anke Rehlinger e sheh partinë e saj SPD të pozicionuar mirë për zgjedhjet e parakoshme parlamentare më 23 shkurt me Olaf Scholz si kandidat për kancelar.

Partia ka një bazë të mirë tani, për të qenë fituese në zgjedhje, tha Rehlinger për RBB. “Olaf Scholz është kancelar dhe duhet të qëndrojë i tillë.”

Uniteti brenda partisë ekziston

Vetëm për shkak se pati një debat për kandidaturën për kancelar, nuk mund të flitet se nuk ka më unitet brenda partisë, theksoi Rehlinger. “Tani duhet të bashkojmë radhët”, citon dpa socialdemokraten.

Por sondazhet parazgjedhore tregojnë, se në tre muajt e ardhshëm, Scholz do duhet të bëjë një hov të jashtëzakonshëm për të fituar zemrën e elektoratit. Atij i duhen të kalojë rreth 15 deri në 20 pikë përqindjeje në sondazhe që të arrijë të mundë Unionin CDU/CSU dhe të mbesë në detyrë si kancelar.

Pistorius i dha fund debatit

Pasi ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius hoqi dorë të enjten nga kandidatura për kancelar, kryesia e partisë, SPD dëshiron të emërojë kancelarin, Olaf Scholz si kandidat për kancelar për zgjedhjet e parakoshme të hënën e ardhshme. Ditë me radhë pati debat në Gjermani rreth pyetjes se kush do të ishte kandidati për kancelar i socialdemokratëve.

Pas dështimit të koalicionit qeverisës, gjithnjë e më shumë politikanë të SPD-së në nivel lokal, shtetëror dhe federal u shprehën hapur për ministrin e Mbrojtjes, Boris Pistorius në ditët e fundit, si kandidat për kancelar. Boris Pistorius është politikani që gëzon më shumë popullaritet në Gjermani, në sondazhe.

Por të enjten në mbrëmje, Pistorius i dha fund debatit me deklaratën e tij. “Sapo kam njoftuar kryesinë e partisë dhe të grupit parlamentar, që nuk jam në dispozicion për të kandiduar për postin e kancelarit”, deklaroi Pistorius në video-mesazhin e publikuar në faqen e internetit të partisë socialdemokrate.

Ai tha, se nuk e ka hapur ai këtë diskutim dhe as nuk e ka shtruar çështjen e kandidimit. Pistorius kritikoi madje debatin e ditëve të fundit. Debati për kandidaturën për kancelar e ka dëmtuar SPD-në dhe i ka çoroditur zgjedhësit, tha Pistorius./DW

Etiketa: Boris PistoriusgjermaniScholzi
Pas

Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Ja akset rrugore të bllokuara në qarkun e Shkodrës

Para

Vrasje në një lokal në Tropojë, autori në kërkim

Para
Turisti australian Cameron Twiss zhduket gjatë shëtitjes në Shqipëri! Humbi gjurmët në Valbonë rreth 6 javë më parë, i vëllai niset për ta kërkuar

Vrasje në një lokal në Tropojë, autori në kërkim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.