Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për pezullimin e zgjedhjeve të pjesshme të 4 gushtit në Himarë.
Më herët para sencës avokatja e Fredi Belerit dhe PBDNJ, Klodiana Gjyzari tha se “Presidenti caktoi një date pa skaduar afati që Fredi Beleri te ankimoi vendimin e KQZ, ka te drejte deri me 5 gusht ora 16:00”
Më 5 korrik, Presidenti Bajram Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë.
Vendimi i presidentit erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi heqjen e mandatit të Belerit si kryebashkiak i Himarës, pas dënimit të tij me formë të prerë me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.
Discussion about this post