Rudina hajdari ka reaguar pak pas deklaratave të së Ngarkuarës së SHBA me në Shqipëri, Leyla Moses-Ones. Në një postim të saj në Twitter Hajdari duke folur në emër të opozitës së re është shprehur se: “Ne nuk jemi dakord me bojkotimin e zgjedhjeve kundër cilësdo qeverie, sado e kompromentuar dhe e korruptuar qoftë ajo.”
Një deklaratë e tillë konfirmon edhe qëndrimin e saj më të hershëm që për zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qeshorit.
Postimi i plotë:
“Ne nuk jemi dakord me bojkotimin e zgjedhjeve, si një alternative opozitare, kundër cilësdo qeverie, sado e kompromentuar dhe e korruptuar qoftë ajo.
Ne e konsiderojmë atë si vetëvrasje politike. E vetmja rrugë për të ndryshuar pushtetin në një vend demokratik janë zgjedhjet”, shprehet Hajdari.