Në Korcë, Andrea Mano po shkon drejt rikonfirmimin në mandatin e dytë në krye të degës së selisë Blu, përballë rivalit Elvin Bregu.
Procesi zgjedhor në bashkinë Juglindore u ndoq nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, i cili tha se punë të mëdha e presin para.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, nuk kurseu akuzat edhe për qeverinë aktuale, teksa theksoi se ata nuk duan t’ia dinë për reformat dhe votuesit.
“Duhet te ecim shpejt dhe me ritme te shpejta sepse përballë kemi punë të mëdha që koha dhe situata po sjell. Kemi përpara zgjedhje lokale ku me shume mundesi do kemi zgjedhje të parakohshme. Ndryshimet themelore që pruri statusi janë zgjedhja e kryetarëve të grup seksioneve. Pushteti është larguar nga populli. Është shume e veshtirë të marësh shërbime nga pushteti lokal. Pushteti është me i papërgjegjshëm nga ca ishte. Vëndet e punës dhe rritja e pagave nuk rezultojnë. Në reformë deshtuan. Nuk e cajnë më kokën për zgjedhësit.
Në përgjithesi reforma territoriale është totalisht e dështuar. Shume universitete janë mbyllur. Shërbimet spitalore janë shumë herë më keq se ca ishin.
Reforma mostruoze është reforma në drejtesi. Skemi gjykata, prok është e kapur mga krimi. Reforma në drejtesi totalisht e dështuar. Pyjet janë masakruar. Kryesorja është lidhja e pushtetit me krimin. E shikoni cdo ditë ç’po ndodh në Shqipëri. Protestat kanë filluar. Ne jemi pranë popullit. Ne jemi gati për te nxjerrë Shqipërinë nga ky kolaps”, u shpreh Ristani.
(J.D/Faxweb.al)