Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikujtuar të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit se Shërbimi i Ndihmës për Aplikuesit, që shërben për regjistrim në si votues është aktiv 24 orë.
KQZ, përmes disa shembujve, iu bën thirrje votuesve shqiptarë jashtë atdheut që të kenë kujdes e mos gabojnë kur regjistrohen si votues.
Mbani në kontroll Psoriasis dhe Egzemën në kushte shtëpie
“KQZ Shqiperi u kujton të gjithë shtetasve shqiptarë që aplikojnë për regjistrim në listën e zgjedhësve nga jashtë që Shërbimi i Ndihmës për Aplikuesit është aktiv 24 orë në ditë.
Falë punës pa orar të ekipit të ndihmës, aplikuesit orientohen të mos bëjnë gabime si këto të ilustruara më poshtë.
KQZ mbron të dhënat personale të shtetasve sipas legjislacionit në fuqi dhe fton shtetasit të tregojnë kujdes me ndarjen e informacioneve që nuk kanë vlerë për regjistrimin në PER”, thuhet në njoftim.