Analisti Ilir Demalia tha se nuk do të votonte Partinë Socialiste edhe nëse Edi Rama do të ishte babai i tij. Ai tha se PD-ja duhet të djegë mandatet si e vetmja formë për të larguar nga pushteti Edi Ramën.
Pjesë nga debati:
Demalia: Me qenë baba im Edi Rama nuk votoj për Partinë Socialiste. Nuk mund të vijë tek PD që më merr gjithë spiunët e sigurimit, që merr gjithë ato që vodhën me PS dhe nuk kanë asnjë lloj kodi moral. Para PD-së, kam respekt për veten. Unë jam dakord që të mos hyhet në zgjedhje, të refuzohet Rama dhe të shkojë në kolaps. Opozita nuk realizon dot asgjë. A ndjenjën 3 muaj në çadër dhe u morën për veshi dhe i futën në zgjedhje. Ju mendoni se fitoni, digjni mandatet. Më vjen shumë keq, Agron po në zgjedhjet lokale prapë do të humbni. Ai ka shumë gjëra që ju mundin, ai ka krimin, paratë dhe elektorat socialist që nuk ndryshon istikamin. Është për të ardhur keq që PD ka shkuar në një degradim të tillë” tha Demalia në 360 gradë.
(m.q/faxweb)