Gazetari: Dy palët e PD kanë shprehur interes për të kandiduar në zgjedhjet lokale, KQZ kë do të regjistrojë, do të pranojë kandidatët e Bashës apo Berishës?
“Partia politike që kërkon të regjistrohet si subjekt duhet të paraqesë një sërë dokumentesh edhe një vërtetim nga gjykata e rrethit gjyqësor që ka të bëjë me të dhënat e partisë politike, organet drejtuese për të mbajtur me një palë të tretë sic është KQZ. Nuk është një çështje jonë por e përcaktuar mirë nga ligji nga pikëpamja rregullave. Kur do të fillojë regjistrimi i partive politike ju do të merrni dijeni për partinë politike që regjistrohet dhe për përfaqësuesit dhe kandidatët që regjistrohen”, tha Celibashi.