Zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama ka komentuar takimin me Presidentin ILir Meta, për datën e zgjedhjeve lokale. Në një deklaratë për gazetarët ai u shpreh, se për të nuk ka rëndësi data, por cilësia e zgjedhjeve. Rama ndër të tjera tha se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje formale, por për zgjedhje reale.
“Unë ndava me të shqetësimin e LSI se problemi i zgjedhjeve në Shqipëri nuk është data, por pastrimi i zgjedhjeve nga interferenca dhe lobimi nga grupet kriminale. Problem ka qenë dhe blerja e zgjedhjeve dhe ka qenë në kolaps. Një pushtet që buron nga veprimtaria kriminale, do i kthejë reston grupeve kriminale. Për sa kohë nuk ka vëmendje, vlerësim dhe angazhim të qeverisë për të pastruar ajo e para veten dhe zgjedhjet nga krimi, gjithçka është formale.
Jam këtu për qëndrimin e LSI dhe atë çfarë unë i kam thënë Metës, dhe s’mund të behëm zëdhënës i presidentit. Ky vend i mbytur nga informalitet nuk ka nevojë për zgjedhje formale, por për zgjedhje reale që të shprehen vullnetin qytetar dhe jo kriminal. Publiku po e sheh vet se çfarë ndodh me qeverisjen dhe çfarë ndodh kur qeveria duhet t’i kthejë reston krimit”, u shpreh Rama.
Presidenti Meta, gjatë ditës së sotme mblodhi përfaqësues nga partitë politike të vendit për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve lokale. Takimi i parë u zhvillua me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ndjekur nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.
(J.D/Faxweb.al)