Ka vijuar thuajse qetesisht procesi i votimit në bashkitë e vendit, ku qytetarët i janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e tyre.
Deri më tani sipas raportimeve nga terreni, në Bashkinë e Ballshit në QV 3251 nuk ka shkuar asnjë qytetar për të votuar nga 243 qe përmban lista e votuesve të kësaj zone.
Bëhet me dije se pranë kësaj qendre votimi situate është totalisht e qetë dhe ndërkohë që baza matëriale është e disponueshme. Kujtojmë që kjo zonë është një bastion i djathë.
Ndërkohë sa I përketë Bashkisë së Durrësit aty është shënuar një numër i ulët votuesish. 8% është pjesmarrja e votuesve deri ne oren 12:00 e konfirmiar nga prefekti i Durrësit.
Sa i përketë qytetit të vlorës dhe aty pjesëmarrja nuk ka qënë e larët, megjithatë nga raportimet nga terreni ende nuk është shënuar asnjë incident apo protblematikë në procesin e votimit.
Gjithashtu dhe në Sarandë është shënuar një pjesëmarrje e ulët në votime, ku vetëm në qytetitn e Sarandës dëri më tani pjesëmarrja është shënuar 4%, Himarë 4.4%, Konispol 6% dhe Delvina 3%.
Një situatë e pazakontë është shënuar në Postribë ku 7 qendra votimi nuk janë hapur ende. E nëse në Postirbë situate vijon kështu deri në orën 13:00 të drekës atëherë procesi I votimit nuk do të kryehet.
Ajo çfarë vihet re në një raport të përgjithshëm është se pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 është tepër e ulët.