Vëzhguesit e OSBE kanë zhvilluar një mision për zgjedhjet e 30 qershorit, duke pasur parasysh një proces zgjedhor transparent bazuar në të gjithë legjislacionin përkatës.
Misioni vëzhgues është mbajtur në 19 dhe 21 mars, duke dalë kështu në disa përfundime.
Vëzhguesit e OSBE-së janë shprehur mosbesues ndaj poltikës në vend duke u shprehur se ka patur një mungesë të madhe nga palët politike për të luftuar blerjen e votës.
Gjithashtu nga raporti ka dalë që zgjedhjet janë në një kontekst të pashembull politik.
Ndërkohë që në këtë raport përmendet dhe djegia e mandateve nga ana e opzitës duke u bërë kështu ky veprim nxitës për protestat të cilat kanë vijuar.
Ndër të tjera në këtë raport është reflektuar fakti se shumica e kërkesave që ka pasur Shqipëria pqër të plotësuar që prej 2015 dhe 2017 ende janë të paplotësuara.
Gjithashtu , ODIHR do të kërkojë dërgimin e vëzhguesve nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së prej 22 vitesh vëzhgues afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në të gjithë vendin në 30 qershor.
(s.a/faxweb.al)