Rrahim Spahiu, do të jetë kandidati socialist për kryetare bashkie në Dibër në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit. Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesi politik i PS për qarkun e Dibrës, Ulsi Manja në përfundim të mbledhjes së kryesisë.
“Jam këtu për të konfirmuar kandidatin që do të garojë në Dibër. Morëm në analizë kandidaturat e propozuara dhe u konkludua që kandidati do të jetë Rrahim Spahiu, 55 vjeç. Menaxher e njeri me vizion”, tha Manja.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS u caktuan kandidatët për kryetar bashkie si më poshtë:
Bashkia Durrës: Emirjana Sako
Bashkia Lushnjë: (Diskutim)
Bashkia Shkodër: Majlinda Angoni
Bashkia Dibër: Rrahim Spahiu
Bashkia Vora: Blerim Shera
Bashkia Rrogozhina: Edison Memolla