Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëherësh Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nga Libofsha ku mori pjesë në një aktivitet në kuadër të programit të “100 fshatrave”, ka konfirmuar kandidaturën për një mandat të dytë të kreut aktual të Bashkisë së Fierit, Armando Subashit.
Gjatë fjalës së tij përballë banorëve, Rama tha se vota e qytetartëvë për PS-në në zgjedhjet e ardhshme lokale të 30 qershorit të 2019 është një votë që sipas tij jepet edhe në kuadrin e zhvillimit dhe rilindjes së zonave rurale të vendit.
“Patjetër që edhe ajo u tha nga kryetari i bashkisë si nevojë strategjike e zhvillimit të zonës, dalja në det, është në vëmendjen tonë dhe do të jetë një nga projektet që do të zhvillojmë së bashku gjatë mandatit të dytë të kryetarit të bashkisë. Investimet në ujësjellës, vaditje, kanalizime, arsim në këtë zone”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post