Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka treguar se për të shkuar në zgjedhje ka tre rrugë, por sipas tij ajo që është më legjitimja është krijimi i qeverisë teknike.
“Është e paraprushme që të diskutojmë akoma për zgjedhjet pasi jemi edhe vendi i NATO-s, që në vend të shkojmë përpara shkojmë në rrugën që nuk duhet. Ne kemi tre rrugë, pra e para: Të ulim kokën shqiptarve dhe të shkojmë në zgjedhje, të nënshtrohemi, si opozitë, si qytetarë. Kjo do të ishte me pasoja fatale, jo vetëm për Shqipërinë por të ardhmen europiane edhe më gjerë.
E dyta: Është të shkojmë të ndarë në zgjedhje. Pra Partia Socialiste të shkojë vetëm, pasi një pjesë e koalicionit qeveritar ka dalë kundra.
Rruga e tretë është padyshim rruga legjitime, për të vendsour rregullat e qeverisë së shtetit, krijimi i një qeverie teknike. Kjo do të ishte rruga e të ardhmes tonë europiane.
Ne jemi në momentet më të fundit që kanë të bëjnë me rregullat ligjore. Nuk kemi vendosur të bojtkojmë zgjedhjet por të mos zhvillohen me krimin, por të jenë legjitime. Sot mbaron afati rregjistitmit të paritve në KQZ për zgjedhjet dhe Asambleja e Partisë Repulikane sot do të votojë. Nuk do lejojmë zgjedhje të kontrolluara nga krimi. Opozita nuk do të regjistrohet në zgjedhje”, “, u shpreh Mediu. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post