01:28 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, Fuga: Po PD-ja pse hesht, apo është pjesë e paktit?!

09:17 | 04/09/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Artan Fuga: Me gisht në gojë, ta gëzojë edhe opozita qeverinë e re!

Sot në Akademinë e Shkencave do të mbahen zgjedhjet për kreun e këtij institucioni. Ashtu siç prej disa kohësh po denoncon, edhe sot akademiku Fuga ka bërë apelin e tij. Këtë herë për opozitën. 

”Mirë ekzekutivi, po opozita, partia demokratike si nuk thotë një fjalë për atë që po ndodh në Akademinë e Shkencave, për zgjedhjet pa platformë dhe pa kandidatë alternativë, lëre për të tjerat”, shkruan Fuga. 

Po ashtu Fuga pak ditë më parë i nisi një letër të hapur dhe kryeministrit Rama ku i shprehte shqetësimet e tij në lidhje me zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, ku kryetari kërkon të bëhet nënkryetar dhe nënkryetari kryetar. 

”Unë përsëri e përsëris: A e di opozita që paguhet nga taksat tona si qytetarë, jemi apo nuk jemi simpatizantë të saj, për të qenë opozitë dhe opozitë nuk do të thotë thjesht të ngresh e ulësh kartonat në sallën e Kuvendit, që në atë minorancë ku ndodhet nuk ka pikë vlere pragmatike, dhe të vazhdosh jetën tënde të qetë pa ngarkesa stresuese?”, ngre më tej pikëpyetjet akademiku. 

SHKRIMI I PLOTË I FUGËS: 

Mirë ekzekutivi, po opozita, partia demokratike si nuk thotë një fjalë për atë që po ndodh në Akademinë e Shkencave, për zgjedhjet pa platformë dhe pa kandidatë alternativë, lëre për të tjerat.

Mos pyet të flasi për kërkimin shkencor, gjendjen e arteve dhe të kulturës. Të pyesi sesa muze dhe qendra arkeologjike etj, u vizituan nga turistët e huaj këtë vit.Sa përqind e tyre veç detit dhe diellit që na i ka fal Zoti, paguan edhe për të konsumuar rrjetin tonë të kulturës kombëtare?

Ose nuk di dhe ka të drejtë që nuk flet!
Ose di, por nuk do të flasi. Përse nuk do? 
Ose as nuk di dhe as nuk do!
Ose di, do, por nuk e quan si punë e saj të merret me gjëra të tjera sepse arësimi, shkenca, arti, mediat janë të tepërta për këtë popull! 
Ose nuk flet sepse “fle”, është me pushime ! 
Ose ende vazhdon lexon raportin e ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit 1444 dhe nënvizon pikat më të rëndësishme të tij. 
Ose është edhe heshtja pjesë e Paktit!

Mos pyet të flasi për debatin nëse u mbulua ose jo monumenti i Skënderbeut ose mozaiku i Muzeut Kombëtar gjatë Kurbanit të fundit dhe sesi e menaxhon Bashkia hapësirën urbane çka gati shkaktoi Natën e Shën Bartolemeut në mediat tona!!

Lëre të thotë një fjalë për Qendrën e Studimeve Albanologjike që krejt në shkelje të ligjit ndryshon statusin e vet gjatë verës me nismën e ministres teknike të arësimit dhe sipas qefit! 
Habi e madhe, habi!

Asnjë fjalë për politikat ballkanike ose europiane me rastin e Mbledhjes të kryeministrave ballkanikë jashtë-europianë në Durrës!

Nëse nuk ka kritika, pa problem, por le të përkrahi politikat qeveritare sepse edhe kjo është opozitë! Opozitë konstruktive!

Qytetari nuk di më se çfarë mendon dhe çfarë pozicioni ka opozita për gjithçka ndodh në vend!

Unë përsëri e përsëris: A e di opozita që paguhet nga taksat tona si qytetarë, jemi apo nuk jemi simpatizantë të saj, për të qenë opozitë dhe opozitë nuk do të thotë thjesht të ngresh e ulësh kartonat në sallën e Kuvendit, që në atë minorancë ku ndodhet nuk ka pikë vlere pragmatike, dhe të vazhdosh jetën tënde të qetë pa ngarkesa stresuese?

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Akademia e Shkencaveartan fugafuga
Pas

Me pushime në Tajlandë, por diçka i ka ndodhur dorës së Roza Latit (FOTO)

Para

Fotoja që s’e prisnim nga martesa, Xhensila Myrtezaj në krevatin martesor

Para
Fotoja që s’e prisnim nga martesa, Xhensila Myrtezaj në krevatin martesor

Fotoja që s'e prisnim nga martesa, Xhensila Myrtezaj në krevatin martesor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.