04:12 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet në FSHF, reagon Fino: Po bëhet presion, parti politike po ndërhyjnë në procesin gjyqësor

17:28 | 31/05/2018
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet në FSHF, reagon Fino: Po bëhet presion, parti politike po ndërhyjnë në procesin gjyqësor

Ish-kandidati për kreun e FSHF-së në 7 shkurt, Bashkim Fino ka denoncuar sipas tij luftën kundër padrejtësive dhe manipulimeve për çështjen tashmë në gjykatë të Asamblesë Zgjedhore.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Fino shkruan që parti politike po interesohen dhe po tentojnë të hyjnë në këtë proces drejtësie.

Postimi i plotë

Ashtu si pata premtuar, vazhdoj me seriozitet luftën kundër padrejtësive dhe manipulimeve në futboll.
Tashmë dihet që Asambleja Zgjedhore e FSHF nuk u regjistrua nga Gjykata, pasi Federata nuk siguronte dot ligjshmërinë e anëtarëve që votuan. Një vendim i marrë në përputhje të plotë me ligjin nga ana e gjyqtares Marinela Osmani Nuni.
Por, nuk e kisha menduar, që parti politike do interesoheshin dhe do tentonin të hynin në këtë proces drejtësie.
Sot, dua të denoncoj tentativat për të bërë presion, apo që të gjejnë një gjyqtar “kamikaz”, për të bërë shkelje të rëndë, e cila u leverdis xhepave të Armand Dukës dhe miqve të tij politikanë.
Pavarësisht se ishte vendim i formës së prerë, FSHF nuk e apeloi. Por, në mënyrë dhe arsye absurde, në gjykatë u kërkua përjashtimi nga çështja i gjyqtares Marinela Osmani Nuni nga ana e FSHF dhe pa asnjë argument ligjor, u pranua nga gjyqtarja tjetër Manjola Bejleri.
Pasi çështja u hodh sërish në short për tu regjistruar, i bie gjyqtarit Julian Haxhiu, i cili është edhe anëtar i Komisionit të Apelit në FSHF. Ky gjyqtar, u detyrua të japë dorëheqjen, për një konflikt të pastër interesi.
Dua të denoncoj ndërhyrjen e eksponentëve të Partive politike, tek funksionarë të lartë të Gjykatës.
Kam dyshime të forta që ka pasur tentativa për manipulim shorti nga ana e Kryetares së Gjykatës, Enkeledi Hajro. Kryetarja e Gjykatës është një militante e deklaruar e Partisë Demokratike, ndërkohë që ka qenë edhe shefe kabineti e Flamur Nokës dhe Eduart Halimit.
Nga ana tjetër, kancelari i Gjykatës, Donald Xhelili, është një simpatizant i deklaruar i LSI dhe ka qenë një nga personat më pengues në procesin e vënies drejtësi në Gjykatë.
Mbi të gjitha, është e çuditshme se si vazhdon të jetë në këtë detyrë, pasi ONM e njollosi, si person me përvojë të pamjaftueshme dhe pasuri të pajustifikuar.
Sot, çështja është në duart e një tjetër Gjyqtari, tek e cila kam besim dhe shpresoj se ligji do jetë më i rëndësishëm, se sa ndërhyrjet partiake të eksponentëve që janë në Gjykatë.
Për këdo që mendon se Gjykata është vend për ndere, manipulime apo qoka, jam i lumtur që të gjithë do i nënshtrohen procesit të Vettingut.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Bashkim Fino
Pas

E fundit/ Adoleshenti grabit me thikë farmacinë në qendrën tregtare të Tiranës

Para

Ish-kampioni i Botës me Italinë, zyrtarisht trajneri i ri i Kamzës

Para
Ish-kampioni i Botës me Italinë, zyrtarisht trajneri i ri i Kamzës

Ish-kampioni i Botës me Italinë, zyrtarisht trajneri i ri i Kamzës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.