00:08 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Pjesëmarrja në votime, më e lartë që nga viti 1990

07:14 | 24/02/2025
në Bota, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet në Gjermani/ Pjesëmarrja në votime, më e lartë që nga viti 1990

Rreth 84% e popullsisë gjermane votuan sot për të zgjedhur qeverinë e re.  Kjo është pjesëmarrja më e lartë në votime, që pas ribashkimit të Gjermanisë. Në zgjedhjet e vitit 2021 pjesëmarrja ishte 76.4%.

Sipas Zyrës Federale të Statistikave numri i atyre që kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 23 shkurtit në Gjermanishkon në 59.2 milionë vetë rreth 1.2 milionë më pak se në vitin 2021. 30.6 milionë janë gra dhe 28.6 milionë janë meshkuj.

2.3 milionë të rinj votojnë për herë të parë – që përbëjnë 3.9 përqind të të gjithë votuesve me të drejtë vote. Për shkak të datës së zgjedhjeve të parakohshme rreth 400,000 më pak të rinj tani mund të votojnë sepse nuk kanë mbushur ende moshën 18 vjeçare.

Bundestagu

Pas reformës zgjedhore, numri i deputetëve kufizohet në maksimum 630. Bundestagu i 21-të do të ketë më shumë se njëqind anëtarë më pak. Aktualisht janë 733 deputetë. Tani vetëm vota e dytë vendos për shpërndarjen e vendeve në parlament.

Partitë

Në zgjedhjet e Bundestagut marrin pjesë 29 parti, dukshëm më pak se në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, kur u pranuan 47 parti. SPD, Të Gjelbrit, FDP, AfD, E Majta, Votuesit e Lirë, Volt, MLPD, Aleanca për Gjermaninë dhe Aleanca Sahra Wagenlnecht janë të përfaqësuara me lista shtetërore në të 16 vendet. Të gjitha partitë e tjera nuk janë në fletët e votimit në të gjitha vendet. Psh CDU paraqitet kudo përveç Bavarisë, kurse CSU vetëm në Bavari.

Kandidatët

Numri i kandidatëve për deputetë është 4506, dukshëm më i ulët se zgjedhjet e vitit 2021, atë kohë ishin 6211.

Ka pesë kandidatë për kancelar_ Nuk ka pasur kurrë kaq shumë kandidatë për kancelar. Friedrich Merz (CDU) kandidon për Unionin, kancelari, Olaf Scholz për SPD dhe Robert Habeck për të Gjelbrit. AfD ka emëruar Alice Weidel, kurse Aleanca Sahra Wagenknecht, BSW ka emëruar kandidate për kancelare, Sahra Wagenknecht.

Për zgjedhjet federale, Gjermania është e ndarë në 299 zona zgjedhore.

Rreth 675,000 punonjës zgjedhorë pritet të jenë në detyrë në zgjedhjet e së dielës./dw

Pas

Lideri i FDP premton largimin nga politika nëse partia e tij nuk arrin të fitojë 1 deputet në Bundestag

Para

Ikin të rinjtë, mbeten të moshuarit, EUROSTAT: Shqipëria humb avantazhin e popullsisë së re

Para
Rënia e popullsisë, si pritet të ndikohet ekonomia

Ikin të rinjtë, mbeten të moshuarit, EUROSTAT: Shqipëria humb avantazhin e popullsisë së re

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.