21:34 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet në Greqi, gazetari: E paprecedentë, shqiptarët u kthyhen kurrizin kandidatëve shqiptarë

16:45 | 08/07/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet në Greqi, gazetari: E paprecedentë, shqiptarët u kthyhen kurrizin kandidatëve shqiptarë

Gazetari Shpëtim Zinxhiria përmes ka analizuar zgjedhjet e përgjithshmë të zhvilluara të dielën e kaluar në Greqi në të cilat kandidonin edhe shqiptarë.

Sipas zinxhirisë, këta të fundit u futën në garë pa u njohur mirë në komunitet, si dhe për shkak të përçarjes së tyre ndërkohë që thekson se edhe emigrantët me të drejtë vote në shtetin fqinj u kthyen ‘kurrizin’ kandidëtve të tyre.

“Një arsye tjetër është se kandidatët e përzgjedhur dhe të besuar nga partite e tyre politike nuk ishin në gjendje të bindnin votuesit shqiptarë në takimet që bënë, por më shumë u mjaftuan vetëm me spote dhe reklama në rrjetet sociale etj”, shkruan Zinxhiria.

Reagimi i plotë:

E paprecedentë por një fakt konkret që ndodh me shqiptarët në Greqi, të cilët ashtu si edhe në votimet vendore dhe ato europiane të zhviluara në muajin maj, u kthyhen ‘kurrizin’ kandidatëve të tyre. Këtë herë kandidatët tanë ishin të përzgjedhur nga strukturat politike te vendit, me të vertetë ishin figura të goditura dhe njerëz të integruar më mirë se kushdo, madje kishte dhe studiues ne fushën e migracionit por kjo nuk mjaftoi ashtu si nuk mjaftoi fushata elektorale nga dikush që e bëri më të mirë sa kandidatët grekë, por që nuk siguroi me shume se 550 vota. Por kaq vota mund ti kishte marrë edhe një kandidat i panjohur fare. Të pestë kandidatët sëbashku me 25-30 mije vota do ishin sot në Parlament.

Sipas mendimit tim (ndoshta gabim) shqiptarët janë të përçarë në 40-50 shoqata dhe në disa struktura politike partiake, aq sa nuk mund të shikojnë më larg se sa një militant partie, në një kohë që kishin shansin për t’u përfaqësuar në Parlamentin grek.

Disa socialistë mbështetën Syrizën, ndërsa minoritarët njerëzit e tyre dhe Demokracinë e Re. Simpatizantët e Partisë Demokratike votuan për Demokracinë e Re dhe thirrja e tyre ishte për këtë parti.

Të drejtë vote në Greqi kanë rreth 200 mijë shqiptarë përfshi edhe minoritarët, ndërsa në votimet vendore që u zhvilluan në maj të këtij viti, votuan vetëm 20 mijë duke mos nxjerrë asnjë kandidat për Bashkinë ku jetojnë si dhe për Parlamentin Europian.

Po përse shqiptarët nuk i duan dhe nuk i respektojnë kandidatët shqiptarë, mos vallë pse janë të tillë, ndërsa votën e tyre e japin diku tjetër?! Askush nuk i gjykon këta për këtë veprim pasi është e drejta e tyre të votojnë me ndërgjegje për atë që mendojnë dhe besojnë. Por a do të kishte gjë më të mire që këtë radhë të kishim një nga këta në Parlamentin grek, për ti provuar dhe parë se sa janë të përfaqësuar vetë këta. Por mentaliteti shqiptar në Greqi ndryshe nga shqiptarët që jetojnë në vendet e tjera të Evropës i pranon të gjitha si njerën ashtu dhe tjetrën. Por…

Një arsye tjetër është se kandidatët e përzgjedhur dhe të besuar nga partite e tyre politike nuk ishin në gjendje të bindnin votuesit shqiptarë në takimet që bënë, por më shumë u mjaftuan vetëm me spote dhe reklama në rrjetet sociale etj.

Mos vallë duhej që në këto zgjedhje në partinë Kinal të ishte vetëm Fatos Malaj i vetmi kandidat dhe jo dy të tillë në të njëtën parti, e ky të mbështetej nga kandidati tjetër duke ditur se kishte dështuar në zgjedhjet vendore?

Dy votimet e njëpasnjëshme në Greqi me kandidatët shqiptarë tregoi se shoqëria shqiptare nuk është e gatshme për një ose tjetër arsye edhe pse votimet ishin me lista të hapura dhe jo si në Shqipëri.

Një tjetër arsye besoj (përjashto një) mund të jetë që kandidatët faktikisht nuk ishin njohur në komunitetin shqiptar për aktivitetin e tyre, nuk ishte dëgjuar ndonjëherë zëri i tyre për të mbështetur hallet dhe problemet e vetë shqiptarëve.

Një tjetër arsye besoj se mund të jetë që asnjë nga këta nuk ka ngritur zërin për hallet dhe problemet e shqiptarëve, siç është njohja e patentave shqiptare, humbja pensioneve të pjesshme të emigrantëve, keqtrajtimet apo vrasjet dhe zhdukjet e shqiptarëve në mënyra misterioze.

Asnjë nga këta nuk është interesuar e të kishte bërë më parë një takim me të moshuarit ku 30 mijë prej tyre mbahen robër, nuk kanë dokumenta që të shkojnë e të vijnë pasi kanë mbushur moshën mbi 70-vjeç.

Gjithashtu në mbyllje mendoj se kandidimi i tyre ishte i parakohshëm me këtë shoqëri shqiptare, ata duhet të kandidojnë kur të besojnë se i voton shoqëria vendase dhe jo bashkëatdherët e tyre.

Fatkeqësisht këto ndodhin kur nuk duhet të ndodhnin por me shqiptarët gjithçka ndodh.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: shpetim zinxhiriazgjedhjet ne greqi
Pas

Vettingu në polici zbardhen emrat e 45 drejtuesve të parë që do i nënshtrohen kontrollit

Para

Komisioni për shkarkimin e Metës, nga 9 shkon në 11 numri i anëtarëve që do të vendosin

Para
Maxhoranca dhe opozita e re miratojnë Komisionin e Reformës Zgjedhore. Kush do ta drejtojë

Komisioni për shkarkimin e Metës, nga 9 shkon në 11 numri i anëtarëve që do të vendosin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

“Festë” në rrugët e Tiranës, tifozët shqiptarë e presin sfidën me këngë e valle! Si është atmosfera përpara Shqipëri-Serbi

Jep doreheqjen shefi i komisariatit te Himares Neritan Buzi

U la jashtë nga Silvinjo, portieri motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.