Ministri i Financave Arben Ahmetaj foli për faljen e gjobave për qytetarët. Por u pyet nga gazetarët në lidhje me zgjedhjet edhe në Kavajë, Ahmetaj u shpreh se qytetarët që do të përfitjonë nga e drejta e votës për ata që duan të zgjedhin, do ta tregojnë votën edhe në 18 qershor.
“Unë fola për qytetarë që përfitojnë nga falja nga vota, qytetarë që do të përfitojnë nga e drejta e votës për të zgjedhur ata që duan të zgjedhin. Për këtë do ta tregojnë vetën në 18 qershor, edhe në 7 maj. Qytetarët do të dalin të votojnë për parlamentin e tyre, për Shqipërinë e gjeneratës tjetër”, u shpreh Ahmetaj.
Më tej Ahmetaj shtoi se Mazhoranca po punon të përmirësojë klimën e biznesit po punojmë të përgatisim të gjithë sipërmarrjet me fushatën anti-informaliteti.
“Theksin është tek respektimi i ligjeve të përcaktuara. Sot kaluan gati 8 ligje me 85 e më shumë vota, një ri konfirmimi i fuqishëm i mazhorancës. Kjo i jep mundësi sipërmarrjeve të fshijnë të gjithë detyrimet e papaguara përpara 1 janarit 2011. Janë 300 milionë dollarë që fshihen detyrimet për individë qytetarë. Nga 1 janari 2011 deri në janar 2014 është fshirja e detyrimeve me kushte. Për 90 mijë individë falet gjoba prej 10 mijë lekësh.
Falja nuk ka implikime penale, ka të bëjë me detyrimet financiare, sipas vlerësimeve që ka bërë administrata. Këtu nuk falen ato vendime që kanë një vendim final të shkallës së fundit të gjykatave për evazion apo kontrabandë. Ndërsa detyrimet që janë si pasojë e kontrolleve që janë bërë së fundmi, ato fitojnë falje të plotë para 2011m, apo me kushtet pas 2011, që parashikon principalin”, tha ministri Ahmetaj.
(J.V/Shuplaka)