Për zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Kavajës ka folur edhe Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili. Në një deklaratë për mediat, Vasili theksoi se në këtë garë nuk ka kandidat të LSI dhe se do të udhëhiqet nga PS. Fjalën e ka për Elvis Rroshin, i cili u shkarkua nga detyra për shkak të ligjit të dekriminalizimit, kishte probleme me drejtësinë.
“Kam të njëjtin qëndrim me Luan Ramën. Garën për Kavajën do ta udhëheq PS-ja. Kandidati i mëparshëm kishte probleme me ligjin.”, u shpreh Vasili.
Po ashtu, Vasili është pyetur dhe për datën e shumëpërfolur, 1 prill, ditë kur është lidhur dhe marrëveshja PS-LSI, ndërsa shtoi se rëndësi ka që ajo të jenë të ndershme. “Më e rëndësishme është që marrëveshjet të jenë të ndershme. Duhet t’i qëndrojmë marrëveshjes deri në fund”, pohoi ai.
Vetëm një ditë më parë Luan Rama u shpreh për mediat se LSI nuk është regjistruar për të marrë pjesë në zgjdhjet e Kavajës, pasi mënyra që është proceduar për zgjehdjen e kandidaturës ka qenë e njëanshme
“LSI nuk është regjistruar për të marrë pjesë në zgjdhjet e Kavajës, pasi mënyra që është proceduar për zgjehdjen e kandidaturës ka qenë e njëanshme. Nuk jemi trajtuar si partnerë. E konsiderojmë këtë një çështje të Partisë Socialiste. Ne nuk jemi pjesë e këtij procesi në Kavajë. Ne sigurisht që jemi në koalicion, jemi të përgjegshëm jemi shfaqur të përgjegjshëm çka do të thotë që duhet të pyesësh dhe të pyesësh. (J.V/Shuplaka)