Për zgjedhjet që do të zhvillohen në Kavajë Policia e Shtetit po vijon të grumbullojë informacion lidhur me atë që pritet të ndodhë më 7 maj.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit iu ka dërguar një urdhër gjithë drejtorive vendore në qarqe qe të mbajnë nën vëzhgim personat me precedentë penalë ose grupe militantësh politikë për të parë sa dhe si do të jetë organizimi i tyre drejt Kavajës.
Sipas një posrtali online përveç thirrjes së kreut të opozitës, deri tani nuk ka informacione për organizim konkret të ndonjë tubimi.
Për të gjithë planin operacional pritet të angazhohen dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërkohë që e gjithë procedura do të zbatohet në përputhje me Kodin Zgjedhor.
Efektivët do të jenë të organizuar në grupe nga dy deri në katër policë. Ndërkohë që nuk do të lejohet grumbullimi i simpatizantëve të çdo krahu politik pranë qendrave të votimit. (J.V/Shuplaka)