Transmetuesi britanik shkruan për zgjedhjet në Kosovë. BBC shkruan se zgjedhja e Haradinajt si kryeministër i Kosovës do të komplikonte marrëdhëniet me Serbinë.
“Votuesit në Kosovë shkojnë në votime në zgjedhjet e parakohëshme të vendosura muajin e kaluar pasi kryeministri Isa Mustafa humbi një votëbesim.
Qeveria e re do të duhet të trajtojë papunësinë e lartë, të përmirësojë ekonominë dhe të zhvillojë marrëdhënie më të mira me fqinjët e saj.
Një fitore për z. Haradinaj do të komplikonte marrëdhëniet me Serbinë.
Serbia ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për atë për krime të dyshuara të luftës”, shkruan BBC.
BBC shkruan se Haradinaj ka qenë komandant i UÇK-së gjatë luftës në vitet 1998-1999. Serbia ka ka lëshuar flet-arrest ndërkombëtar, ndërkohë që ka bërë të ditur se do ta mbojë territorin e Kosovës.
“Ai shërbeu si komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës me Serbinë në 1998 dhe 1999.
Serbia ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se do të mbrojë “çdo pjesë” të asaj që pretendon si territor në Kosovën fqinje.
Historikisht një provincë e Serbisë, Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. Ajo njihet nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të BE por jo nga Serbia apo aleati i saj Rusia.
Rreth 1.9 milion kosovarë janë regjistruar për të votuar në votën e tretë që nga pavarësia. Afro gjysmë milion votues jetojnë jashtë vendit”, shkruan prestigjozja britanike.
“Një nga prioritetet kryesore për cilëndo qeveri të re do të jetë ulja e papunësisë që është në një nivel prej 30 për qind, dhe t’i ulë tensionet me Serbinë, që është parakusht për të dy vendet para se ato të mundë t’i bashkohen Bashkimit Evropian,” shkruan BBC.
Perëndimi beson se përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është mënyra më efektive për ta stabilizuar rajonin e dëmtuar nga lufta gjatë viteve 1990-ta, shkruan më tej transmetuesi britanik.
(B.H/Shuplaka)