05:36 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

13:41 | 10/03/2025
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të rinumërohen 50 kuti të votimit për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Këshilli i Operacioneve Zgjedhore ka rekomanduar që 15 kuti votimi, në mbarë Kosovën, të rinumërohen për shkak se sipas Arianit Elshanit, përfaqësuesit të Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, ka pasur mospërputhje në listën e nënshkrimeve.

“Janë identifikuar 15 vendvotime në të cilat ka mospërputhje mes një nënshkrimi dhe dy nënshkrime, pra dy nënshkrime në listën e nënshkrimeve dhe një fletëvotim ose dy më pak, ose më shumë, në kutinë e votimit”, tha Elshani.

Rekomandimi i dytë ishte për rinumërimin e 35 kutive në komunën e Vushtrrisë, të cilat më herët ishin numëruar me vendim të prokurorit. Ky rekomandim ka të bëjë me mospërputhje që kishte në rezultatet e kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Këtë raport të mospërputhjeve apo të ndryshimeve mes rezultateve në Qendrat Komunale të Numërimit dhe rezultatet e dala nga hetimi në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ka ardhur si rekomandim që 35 vendvotime për të cilat vërehet, pra është me e dukshme diferenca mes votave të kandidatëve, të shkojnë në rinumërim të plotë në Vushtrri për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët”, tha Elshani.

Nga Sekretariati i KQZ-së thanë se janë të gatshëm që rinumërimi i këtyre kutive të votimit të nisë pasditen e së hënës, përkatësisht nga ora 16:00.

Ndërkaq, sa i përket 177 kutive të votimit me vota me postë, të shpallura të pavlefshme, që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka urdhëruar rivlerësimin e tyre, Sekretariati i KQZ-së tha se po pret të kalojë afati për ankesa në Gjykatën Supreme dhe hapja e këtyre kutive mund të nisë të martën, më së largu të mërkurën.

Më 5 shkurt, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi për përfundimin e numërimit të të gjitha votave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Pas kësaj, partitë dhe kandidatët kanë drejtuar ankesat e tyre në PZAP dhe më pas në Supreme. Pas përfundimit të afateve për ankimim, KQZ mund të certifikojë rezultatin zgjedhor dhe t’i hapë rrugë formimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti është fituesja e zgjedhjeve, por ajo ka fituar 48 ulëse në Kuvend, të pamjaftueshme për të krijuar vetë ekzekutivin e ri. LVV-ja ka thënë se ka pak gjasa për bashkëpunim me partitë opozitare. Por, edhe partitë opozitare shqiptare janë shprehur kundër bashkëpunimit me partinë e Kurtit./REL

Pas

Vrasja e 14-vjeçarit, sot seanca paraprake ndaj autorit Mario Përlleshaj, prindërit e Martin Canit mbërrijnë në Gjykatën e Tiranës

Para

Kërkon lirimin nga qelia, zhvillohet nesër seanca ndaj Erion Veliajt në Apelin e GJKKO-së! Ja ora kur do të nisë gjyqi

Para
Kërkon lirimin nga qelia, zhvillohet nesër seanca ndaj Erion Veliajt në Apelin e GJKKO-së! Ja ora kur do të nisë gjyqi

Kërkon lirimin nga qelia, zhvillohet nesër seanca ndaj Erion Veliajt në Apelin e GJKKO-së! Ja ora kur do të nisë gjyqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Mallakastër/Socialistët festojnë me fishekzjarrë fitoren e thellë në zgjedhje

Pogradeci mbyll numërimin, Partia Socialiste fiton edhe këtë bashki

VIDEO/Mbyllet me brohorima numërimi në Mallakastër, PS fiton bindshëm me 9,000 vota

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.