Në Kosovë Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka ka deklaruar se në zgjedhjet e sotme të parakohshme në Kosovë kanë votuar 41 për qind ose mbi 759 mijë qytetarë.
Ajo në një konferencë për media, fill pas mbylljes së të gjitha vendvotimeve tha se procesi ka qenë normal dhe tashmë po përfundon numërimi i votave.
Daka bëri të ditur se përveç disa problemeve teknike që janë shënuar në veri, parregullsi të tjera që prishin procesin nuk ka pasur. (J.V/Shuplaka)