12:03 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zgjedhjet në Kosovë, Majko: Rezultati ka nxjerrë fitimtarë të humbur dhe të humbur fitues

15:56 | 12/06/2017
në Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet në Kosovë, Majko: Rezultati ka nxjerrë fitimtarë të humbur dhe të humbur fitues

Ish kryeministri i Shqipërisë gjatë luftës së Kosovës, Pandeli Majko, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.

Për Majkon rezultati ka nxjerrë fitimtarë të humbur dhe të humbur fitues.

“Në Kosovë u kryen zgjedhjet! Rezultati ka nxjerrë fitimtarë të humbur dhe të humbur fitues”, thotë Majko.

Ai thotë se votuesit me këtë rezultat ka diktuar që palët të ulen në tavolinë dhe të merren vesh për formimin e qeverisë së re.

“votuesit (dhe jo politikanët) kanë vendosur që ti detyrojnë të merren vesh mes tyre për të ardhmen e Kosovës. Vendit i duhet qeverisja që sigurisht është e ndryshme nga deklaratat e fushatës elektorale”, ka shkruar Majko.

Pandeli Majko ka uruar gjithashtu edhe 12 qershorin që përkon me ditën e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Majko u bën thirrje politikanëve të Kosovës të jenë pragmatistë dhe të bëhen së bashku për të mirën e vendit, sipas tij udhëkryqet e paqes janë më të rënda në zgjedhje se ato të luftës.

SHKRIMI I PLOTË:

12 QERSHORI… I PRISHTINES

Në Kosovë u kryen zgjedhjet! Rezultati ka nxjerrë fitimtarë të humbur dhe të humbur fitues.

Politika është premtim në fushatë dhe vendimarrje në qeverisje. Palëve politike në Prishtinë tashme ju duhet të ulen me njëra tjetrën pasi votuesit (dhe jo politikanët) kanë vendosur që ti detyrojnë të merren vesh mes tyre për të ardhmen e Kosovës. Vendit i duhet qeverisja që sigurisht është e ndryshme nga deklaratat e fushatës elektorale.

Në 12 qershor NATO hyri në Kosovë duke e fiksuar si ditë të clirimit të vendit. Në vitin 1999 shqiptarët dinin qartazi kundër kujt ishin dhe e fituan Luftën.

Sot, në 12 qershor 2017, Kosova ka një elitë politike që do të provojë mbi dallimet, se për cfarë duhet të jenë bashkë. Rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë edhe si provë se udhëkryqet e paqes shpesh janë më të rënda në zgjedhje se sa ato të Luftës.

Në 1999 në Prishtinë hyri liria. Ajo u shërbye si gjellë e ftohtë. Pritshmëritë dhe realiteti kërkuan urën lidhëse të politikës. Politika në Prishtinë është bursa më e cuditshme në rajonin e trazuar ku fati shqiptarëve diskutohet si përmbajtje dhe jo formë. Shkolla e politikës e cila po krijohet në Prishtinë është e sofistikuar. Ajo që duket, shpesh, nuk është ajo që ndodh. Rregulli i saj i parë është se ardhmja është ajo që bëhet sot!…

Uroj pragmatizëm dhe marrëveshje për qeverisjen e Kosovës. Pragmatizmi ka kufi moralin e të mundëshmes. E mundëshmja ka dysheme marrëveshjen për qeverisjen. Dhe qeverisja të ha fitoren. Këtë të fundit, e di mirë kushdo që merret me politikë. Në fund, qëndron qëllimi i cili nuk diskuton koston por ekzistencën. Qëllimi, quhet Kosovë!

Gëzuar Lirinë! Gëzuar krizën! Gëzuar 12 qershorin e Kosovës!

(B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

Etiketa: majko
Pas

Ministrja Mirela Karabina në Elbasan, takim me paralajmërime për arsimtarët që përfshihen në fushata (FOTOT)

Para

Ballisti Ismail Morina sërish në telashe, ndalohet në Kroaci

Para
Ballisti Ismail Morina sërish në telashe, ndalohet në Kroaci

Ballisti Ismail Morina sërish në telashe, ndalohet në Kroaci

Discussion about this post

 



Të Fundit

Velipojë, procedohen penalisht 2 persona për zënien e hapësirave publike gjatë kontrolleve “Plazhi i lirë”

Mbi 81 persona të vdekur, rëndohet bilanci tragjik i përmbytjeve në Teksas

Rama në Vlorë: Nuk kemi tendencë t’i zëmë frymën bizneseve, trotuaret do të lirohen

Dështon për të 43’tën herë seanca për të konstituar përbërjen parlamentare të Kuvendit të Kosovës

Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Pogradec, policia merr masa ndaj subjekteve që nuk zbatuan urdhrin

Rezultatet e 11 majit/ Ankimimet e PD për katër qarqe, KAS vendos sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve

Merr flakë autobusi i linjës Kamëz-Tiranë, nuk raportohet për të lënduar(PAMJE)

Aksion i IKMT në Theth, autoritetet nisin prishjen e ndërtimeve pa leje

Policia e Shtetit në aksion ndërkombëtar, arrestohet 23-vjeçari i kërkuar për trafik droge

Zënia e hapësirave publike dhe problemet e sezonit, Rama mbledh kryebashkiakët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.