Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, sapo ka dhënë votën e tij në qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik në Kryeqytet.
Kurti u shpreh optimist me daljen masive në zgjedhjet parlamentare. Ai i ftoi qytetarët të dalin sa më shumë në votime, duke thënë që edhe koha është e mirë për të votuar.
Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
“Posa kreva të drejtën Demokratike dhe obligimin qytetarë për të votuar në këto zgjedhje që janë shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës. Kjo do të jetë legjislatura e gjashtë. Duket se dalja do të jetë masive, pasi dhe koha është e freskët dhe qytetarët nuk do të dalin për të shkuar diku për ndonjë pushim nga qytetet. Urime festa e Demokracisë sepse komisionarët tanë i kanë marrë të gjitha masat që procesi të shkoj siç duhet”, tha ai. (B.H/Shuplaka)