Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesë-padinë e kreut të PD-së, Lulzim Basha për të pasur dy anëtarë në KZAZ-të në zgjedhjet e pjesshme në Kukës që do të mbahen më 24 shtator pas video-skandalit të ish kryetarit Safet Gjici.
PD ankimoi vendimin e KQZ-së, që e konsideroi Partinë e Lirisë si forcë të parë politike opozitare në zgjedhjet per bashkinë e Kukësit, duke i dhënë dy komisionerë.
Me vendimin e Kolegjit Zgjedhor që i dha Bashës dy anëtarë në KZAZ, PD kalon forcë e parë opozitare.
Kujtojmë se në Kukës Partia Socialiste do të ketë katër anëtarë në KZAZ, ndërsa Partia e Lirisë tashmë do të përfaqësohet nga 1 anëtar
Në garë për Bashkinë, janë Partia Socialiste me kandidat Albert Halilajn dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”, me kandidat Emri Vata.