E diela e parë e marsit është kthyer në një ditë të shënuar, e cila do të mbahet mend gjatë në historinë e shqiptarëve në komunën Tuz të Malit të Zi. Për herë të parë pas 62 viteve, atyre u jepet mundësia të qeverisin të pavarur nga Podgorica zyrtare.
Në orën 23:55, mediat shqiptare në Mal të Zi kanë publikuar rezultatet preliminare, sipas të cilave shqiptarët kanë shumicën e cilësuese. Kjo ka mjaftuar që i gjithë Tuzi të shpërthejë në festime.
Sipas rezultateve Forumi Shqiptar ka shënuar një fitore të thellë me 3780 vota, e përkthyer kjo në mandate këshilltarësh komunalë, shqiptarët përllogaritet të kenë marrë deri tani 16 keshilltarë nga 32 që janë gjithësej.
Pas numërimit, përsa u përket partive të tjera politike, deri tani DPS ka marrë 2470 vota, SNP 81 vota, Demokratët 236 vota, SD 356 vota, Boshnjakët 952 vota.
Tanimë zyrtarisht Komuna e Tuzit do udhëhiqet nga një kryetar shqiptar.
Sipas sondazheve në votimin për kryetar komune në Tuz,morën pjesë 62% nga 11.904 qytetar me të drejtë vote. Tuzi është komuna e dytë në Mal të Zi, me shumicë shqiptare.
Discussion about this post