Edhe pse numërimi nuk ka përfunduar, Partia LSDM e udhëhequr nga Zoran Zaev, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni.
Zëdhënësi i LSDM-së, Peter Shilegov, ka deklaruar se opozita maqedonase ka fituar në të gjitha qytetet e mëdha.
“Fitore e madhe në Shkup, Kumanovë, Strumicë, Strugë, Kavadar, Gostivar, Dibër dhe në numër më të madh në zonat urbane në vend”, është shprehur Shilegov.
Ai nuk ndalet me kaq por i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të festojnë në sheshin e Shkupit.
“Festohet për jetë në Maqedoni. Kjo do të thotë se regjimi i Gruevskit është i kaluar”, tha sonte zëdhënësi i LSDM-së.
Portali “Albeu.com”, raporton se në selinë e kësaj partie po këndohet “Shutka nuk të ikë Nikolla”.