Teksa procesi i numërimit të votave në raundin e dyte të zgjedhjeve për President në Maqedoninë e Veriut nuk është mbyllur ende, nga rezultatet paraprake me rreth 51.66% të votave duket se fitues do të jetë Stevo Pendarovskin.
Presidenti Meta përmes një bisede telefonike pak minuta më parë ka vendosur t’i shpreh i pari urimet e përzemërta presidentit të ri maqedonas për suksesin e arritur duke u folur ndër të tjera për një bashkëpunim mes palëve në të ardhmen në kuadër të prespektivës euroatlantike.
“Shumë urime Stevo Pendarovskit për fitoren e tij në zgjedhjet e sotme presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Besimplotë për bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen, jo vetëm midis dy vendeve tona, por dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit. Shpresoj të takohemi së shpejti” – mësohet t’i jetë shprehur Meta homologut të tij të ardhshëm.
Discussion about this post