Analisti Fatos Lubonja, ka qenë i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24″, ai u shpreh se përpara zgjedhjeve për kryetarin e ri, PD duhet të kishte bërë një analizë të brendshme të situatës.
Ai shtoi dhe se kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Eduard Selami nuk ishte një kandidat apo një kundërshtar , i cili u paraqit si i tillë.
“Ajo që mungoi ishte procesi demokratik, i analizës. Para zgjedhjes së kryetarit kishim nevojë për një analizë. Kryetari humbës duhej të largohej nga partia që më pas të niste ky proces. Por ato gjëra u mbyllën, pasi u vendos Lulzim Basha, por Shqipëria nuk ka nevojë për një opozitë të tillë në këto çaste. Unë them se ashtu siç shkuan ngjarjes njerëzit që mund të ishin kundra, që mund ta ndryshonin pak ose shumë nuk shkuan, e bojkotuan. Kundërshtarët e Bashës bënë thirrje që mos të shkonin në votime dhe nuk e dimë se sa nuk shkuan në zgjedhje. Duhet të dijen situata, por u vendos kapaku. Kundërshtari që doli ishte një kundërshtar që ishte aty për të bërë dublantin e Bashës dhe sa ishte kundërshtar që vërtetë kishte besim te njerëzit. Këto nuk janë të denja për atë që mban emrin Partia Demokratike”, tha Lubonja.
Ndërkohë që u shpreh se ish-kryeminstri Sali Berisha, i duhet një kryetar në hije si Lulzim Basha, pasi mund ta ketë në kontroll.
“Berisha e ka pas zgjedhur kryetarin që ai të jetë kryetar hije. Me Lulzim Bashën Berisha ka garanci që ta garojnë PD-në. Për arsye psikologjike e fakte të tjera. Ky është thelbi i heshtjes së Berishës dhe i mbështetjes që shkoi në zgjedhje. Është treguar më i moderuar dhe ndaj kritikëve të Bashës. Edhe Basha mbajti një qëndrim jo normal, që duhet të reagonte ndaj atyre që ishin të pakënaqur. Janë pazare të bëra që nuk pretendojnë shumë për një opozitë që presim dhe kemi nevojë”, u shpreh Lubonja.
(S.SH/Shuplaka)