Besnik Mustafaj, i ftuar në rubriken “Opinion” në “Neës 24 “, është shprehur se grupi i tyre ka për qëllim të shmangë përçarjen brenda PD.
“Fushata që po bëhet për kryetarin e PD është false dhe fasade. Ne nuk jemi një grupim anti Basha, por jemi një lëvizje që synon shmangien e përçarjes dhe fton të bëhen pjesë e saj si ata që kanë kohë të gjatë në PD, ashtu edhe të rinjtë. Qëllimi ynë është kthimi në identitet i PD që të gjendet në kapacitetet e saj të plota për të bërë opozitë”, u shpreh ai.
Në lidhje me zërat për krijimin e një partie të re brenda PD-së, Ai u shpreh se nuk ka hyrë për të krijuar një parti të re dhe se gara për kryetar sipas tij është kontestuar edhe nga rivali i Bashës, Eduard Selami.
“Skam hyrë për të krijuar parti të re, por duhet të nisë reflektimi politik për gabimet e bëra. Basha nuk po e tregon këtë. Nga ana tjetër edhe Selami po konstaton se listat nuk ekzistojnë, se janë të mainipulura, pra që gara është e kërcënuar. Fakti që ai vazhdon e rri në një garë të tillë është zgjedhja e tij”,tha Mustafaj.
I pyetur se cila beson ai se do të jetë vota e Sali Berishës në këtë garë, ai zbuloi se ai njeri nuk do të abstenojë dhe me siguri votën do ja japë ose Bashës ose Selamit.
“Nuk e imagjinoj të abstenojë, nuk e kuptoj se cilit do t’ja japë votën, Bashës përsëri? Një nga bilancet e këqija që po i lë PD është dhurata që i bëri Bashës para 4 vitesh, por nuk e di për kë do votojë. Në këtë rast po e mban të fshehtë”,përfundoi Mustafaj. (S.SH/Shuplaka)
\