Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike ka përfunduar dhe Komisioni i operacioneve elektorale në këtë forcë politike zbulon se sa ka qenë numri i pjesëmarrësve deri në orën 18:00.
Mësohet se në të 12 qarqet e vendit, deri në orën18:00, kanë votuar 49.879 anëtarë të Partisë Demokratike.
Komisioni i operacioneve elektorale njofton se deri në orën 18:00 në 12 qarqe është votuar si vijon:
1-Shkodër, votuan 3878 votues, nga 8777 anëtarë
2-Lezhë, votuan 3580 votues, nga 5820 anëtarë
3-Kukës, votuan 1508 votues, nga 5105 anëtarë
4-Dibër, votuan 2980 votues, nga 5570 anëtarë
5-Durrës, votuan 2767 votues, nga 7966 anëtarë
6-Tiranë, votuan 16142 votues, nga 30314 anëtarë
7-Elbasan, votuan 3906 votues, nga 6985 anëtarë
8-Korçë, votuan 4957 votues, nga 8140 anëtarë
9-Berat, votuan 1643 votues, nga 4877 anëtarë
10-Fier, votuan 4572 votues, nga 11718 anëtarë
11- Vlorë, votuan 1842 votues, nga 5093 anëtarë
12-Gjirokastër, votuan 2103 votues, nga 3587 anëtarë
Në total, në të 12 qarqet e vendit, deri në orën 18.00, kanë votuar, 49.879 anëtarë, nga 103.952 anëtarë.
Kujtojmë se procesi i votimit ka nisur që në orën 08:00 të mëngjesit dhe në të marrin pjesë 103 mijë anëtarë të PD-së, ndërsa mbyllja e procesit ishte parashikuar në orën 19:00. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post