Partia Socialiste pritet që së shpejti të zhvillojë zgjedhjet e përgjithsme brenda strukturave të saj në gjithë Shqipërinë.
Ndërkohë Faxëeb.qal ka siguruar dokumentin e projektvendimeve lidhur me këto zgjedhje ku mësohet se faza përgatitore do të korrespondojë me periudhën nga data 1 deri më datë 15 Shtator të këtij viti.
Ndërkohë nga data 16 Shtator anëtarësia e Partisë socialiste do të zgjedhë Kongresin Kombëtar ptë saj, ndërkohë që nga kjo datë deri më datë 10 Nëntor do të zhvillohen zgjedhjet në organizatat socialiste.
Nga ana tjetër, në dokumentet e mëposhtme janë listuar edhe kriterët që duhet të plotësojnë kandidatët si dhe personat që do ti votojnë ato.
Në Janar të vitit 2020 do të mblidhet Kongresi I cili do të zgjedhë Asamblenë e re Kombëtare, në datat 17 Nëntor deri më 07 Dhjetor do të zhvillohen zgjedhjet e kryetarëve të degëve të PS-së në 61 bashkitë.