Komisioni Institucional i Zgjedhjeve ka shpallur Listen për kandidatë për “ Rektor” dhe “ Anëtar i Senatit Akademik” përfaqesues nga personeli akademik dhe i studenteve.
Kështu dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha vijon të mbetet i vetmi kandidat për Rektor në Universitetin e Tiranës.
Ndërkohë, është publikuar edhe lista me kandidatët për drejtues të Departameve në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.
Sabri Laçi vijon të jetë i vetmi kandidat për dekan në fakultetin e Histori-Filologjisë.
Kujtojmë se MAS ka shtyrë datën e zgjedhjeve në universitete në një afat të pacaktuar ndërsa procesi përgatitor do të vijojë për të mundësuar nisjen e fushatës pas shpalljes së datës së re.