Presidenti Joe Biden iu drejtua kombit lidhur me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale 2024. Pavarësisht humbjes së demokratëve përballë republikanit Donald Trump, Biden tha se ai po lë presidencën e ekonimisë më të fortë në botë.
“Ne e humbëm këtë betejë, Amerika e ëndrrave tuaja po ju bën thirrje që të ngriheni përsëri”,-tha Biden.
Biden shtoi “dje fola me Presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar për fitoren e tij dhe e sigurova se do ta drejtoja të gjithë administratën time që të punojë me ekipin e tij për të siguruar një tranzicion paqësor dhe të rregullt. Kjo është ajo që meriton populli amerikan.”