20:05 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Rruga poshtëruese e Hillary Clinton për Shtëpinë e Bardhë

19:14 | 04/11/2016
në Bota, Te Fundit
0

Nga Nick Bryant

Rrugëtimi  i saj ditët e fundit e ka bërë që një kontinent i tërë të udhëtojë me Hillari Klinton, në avionin dhe në karvanin e saj, duke e parë pamjen nga dritarja e errët e demokrates.

Fytyra kureshtare, njerëz të veshur me uniforma burgjesh e disa të tjerë që mbanin flamuj pritën Clitnon në një miting në  Florida. Papritur në mes të fjalimit, dikush bërtiti me të madhe nga mesi i turmës ‘Trump është fitues”, duke mbajtur një pankartë që shkruante “Bill Clinton është një përdhunues.”

Rruga e saj në Shtëpinë e Bardhë ka qenë e veshur me zemërim, urrejtje dhe mosbesim. Dhe me siguri ndonjëherë duhet të jetë e dhimbshme të udhëtojë milje të tëra me mjete blindura për të parë  demonstruesit që preferojnë ta shohin në burg. Këto mjete mund të mbrojnë nga plumbat por jo poshtërimet.

Vetëm dy javë më parë,kur u publikua videoja e Donald Trump me komentet denigruese mbi femrat , rrugët e gjata të Hillary Clinton dukeshin më shumë si një xhiro fitoreje. Një poster “Burgosni Hillarin” është ngjitur në një kamion gjatë një tubimi të mbajtur nga kandidati republikan për president, Donald Trump më 27 tetor, në Springfield, Ohio.

Pastaj erdhi surpriza e tetorit, një asteroid i vërtetë për Clitnon,  sic e përshkroi edhe “Fox Neës” njoftimin e FBI-së për rihapjen e hetimit për shkak të emailve që u gjendën në laptopin e përdorur nga Anthony Ueiner, ish kongresmen i poshtëruar, gjithashtu bashkëshorti i Huma Abedin, ndihmësja më e afërt e demokrates.

Atmosfera e krenarisë e projektuar nga fushata e saj u zëvendësua shpejt nga një ndjenjë poshtërimi. Rezultatet e sondazheve janë shtrënguar së tepërmi. Disa madje tregojnë Trump që udhëheq . Florida, shteti më i rëndësishëm i betejës, tani është në një pozicion të dyshimtë.

Abedin, e ashtuquajturja “vajza e dytë e Clinton”, tani nuk shfaqet më përkrah saj. Pas disa ditësh askush nuk po zgjat më qafën me kureshtje për të parë  nese do të zbresë nga aeroplani fushatës apo jo. Është mesë e perceptueshme se Abedin nuk është më aty.

Në vend që të përshkruajë vizionin e saj për kombin, Clinton dukej si një prokurore që po bën një argument të dëshpëruar në një gjyq të copëtuar dhe të ndyrë. Nuk është e habitshme që trungu i fjalimeve të saj ditët e fundit është zemërimi.

Ndërkohë ajo reciton herë pas herë CV-në e jetës së saj,  duke u votuesve kujtuar vitet që ka luftuar si avokate e të drejtave të fëmijëve, mandatin e saj si Zonja e Parë, kohën në legjislacion dypartiak në Senat e ato 112 vende të vizituara si Sekretare  Shteti, duke treguar haptazi se është një person kaq i kualifikuar për tu emëruar.

Por pavarësisht kësaj, Clinton duket se nuk mund të bëjë asgjë mbi idenë e kombit amerikan se ka të bëjë me një kandidate,  emri i të cilës është bërë sinonim i ksenofobisë dhe paragjykimeve gjinore. Pyetja e pashprehur e fjalimeve të ditëve të fundit është: Si ka arritur deri këtu?

Sigurisht, ajo kurrë nuk e kishte imagjinuar se në tubimin e një fushate në Florida, do ti duhej të futej me ish-Mis Universin, Alicia Machado,  për t’u kujtuar grave votuesve se Donald Trump e kishte quajtur “Mis Derrkucja”.

Ajo nuk e kishte parashikuar gjithashtu se në një tubim në Karolinën e Veriut  do t’i duhet  të thërriste Bernie Sanders, një shtatëdhjetëvjeçar krenar socialist i cili arriti këtë vit arriti të mbushte me entuziazëm votueset e reja femra, gjë që duhet ta bënte Clinton.

S’ka dyshim se ajo duhet të ndihet e poshtëruar nga të qenit aq e varur nga fuqia dhe shkëlqimi i Michelle Obamas apo nga mbështetja presidentit aktual,  Barack Obamas.

Ndërkohë që fushata arrin në kulmin e saj, është normale që kandidatët presidencialë të reflektojnë për rrugën që kanë bërë drejt presidencës dhe ndryshimet e momentit të fundit,

Por Hillary Clinton vetem vetëm disa ditë para zgjedhjeve, e ka gjetur thellësisht të përulur.

Ditët e fundit, të gjithë ndihemi sikur kemi qenë duke udhëtuar së bashku me Clinton në një rrugë poshtëruese drejt Shtëpisë së Bardhë.

/BBC – Përshtati Syri.net/

Pas

Policia gaboi në ‘Elbasan Arena’

Para

Erdogan bllokon Twiiter-in dhe Facebook-un në Turqi

Para

Erdogan bllokon Twiiter-in dhe Facebook-un në Turqi

 



Të Fundit

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

Italia gjobit me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein

Stuhia “Floris” godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe vendet afrikane po luftojnë për Rusinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.