Pak minuta para se votimi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbyllet, një ngjarje e rëndë është shënuar në provincën e Karaçoban të Turqisë.
Sipas mediave vendase, kryetari i partisë opozitare IYI për zonën është qëlluar gjatë një përplasje me armë zjarri në qendrën e votimit.
Ngjarja është shënuar në shkollën fillore të lokalizuar në Kopal, teksa diskutohet se të vdekur kanë mbetur edhe dy militantë të partisë që shoqërorin kryetarin Mehmet Siddik.
Sakaq e gjithë Turqia është në pritje të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, edhe pse favorit është përsëri Rexhep Tayip Erdogan.