Gazetarja e Fax News Fatime Baçi raporton se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e dërgimit të zarfeve me fletët e votimit për diasporën.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri publike të dhënat më të fundit për procesin e votimit nga jashtë për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas tij, 154,770 zarfe janë shpërndarë deri më tani drejt votuesve të regjistruar jashtë vendit, mbremjen e djeshme kane mbërritur në KQZ rreth 22 mijë fletë votimi ku ka nisur sot numerimi i fleteve se sa Kane ardhur nga secila qark. Numri më i madh i fletëve të votimit të shpërndara i përket qarkut të Tiranës me 51 538, Fierit 31 776, Elbasanit 25 023, Durrësit 24 880 e më pas në qarqe të tjera.
Të ndara sipas shteteve, janë dërguar në Itali 89 774 zarfe, në Greqi 67 185, në Gjermani 25 075, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 20 289, në Mbretërinë e Bashkuar 16 918 etj.
Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.
Nga ana tjetër, Celibashi deklaroi KQZ është në komunikim të drejtpërdrejtë me SPAK për çështje që lidhen me krimet zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
Nje reagim vjen dhe nga Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën Taulant Balla ku theksoi se vota e diasporës është një moment historik për Shqipërinë europiane dhe i bëri thirrje operatorit DHL të respektojë kontratën me KQZ pasi, sipas tij, nuk do të tolerohet asnjë sorollatje për bashkatdhetarët në diasporë.