Në një kohë kur flitet sëtepërmi mbi situatën politike në vend mjaft të tensionuar, kjo për shkak të kërkesave të opozitës për të krijuar qeveri teknike dhe paralajmërimeve për të mos u futur në zgjedhje nëse kjo nuk realizohet. Por deri më tani kryeministri Rama shfaqet kundër krijimit të qeverisë teknike.
Ndërkohë gazetari Agim Xhafka, si gjithmonë me komentet e tij pikante, jep mendimin se zgjedhjet nuk duhet kurrsesi të bëhen pa opozitën.
“Zgjedhjet pa opozitën si dasma e Qerimit.
-Të ka ikur nusja në Greqi,- thanë.
-Më plasi,unë i kam shpërndarë ftesat.”, sqaron Xhafka. Krahasim ky që nuk ka nevojë për shumë komente. (D.D/Shuplaka)